Moti i vranët, në viset malore reshje të borës

Mbi vendin tonë gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje bore në viset malore, ndërsa në vise të ulëta reshje shiu dhe bore.

Të enjten mot i vranët dhe i qetë. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.