Syzana Manxhuka, dekane e re e Fakultetit të Mjekësisë

Mjekësia Zgjedh Dekane

Syzana Manxhuka është zgjedhur dekane e re e Fakultetit të Mjekësisë.

Në votimin e anëtarësve të Këshillit të Fakultetit të Mjekësisë, Manxhuka mori numrin maksimal të votave, 42, nga të gjithë anëtarët.

Ajo nuk pati kundërkandidat për këtë post.

Syzana Manxhuka është profesoreshë e Patologjisë, ndërsa në të kaluarën ka qenë drejtoreshë e Instituteve Paraklinike.