Miratohet Taksa e Fondit të Kursimeve Pensionale

Ky fond pas miratimit të taksës për këtë vit do të jetë 6 milionë e 628 mijë e 379 euro duke llogaritur shpenzimet e muajit janar.

Komisioni për Buxhet dhe Financa u mblodh për herë të parë këtë vit pikërisht për të shqyrtuar

Komisioni aprovoi taksën për vitin 2016 dhe buxheti i Fondit të Kursimeve Pensionale (FKP) është kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e  kësaj takse.

Vitin e kaluar kjo taksë nuk ishte miratuar, por Naser Osmani, kryetar i komisionit tha se Fondit të Kursimeve i ishte mundësuar vazhdimi i punës me taksën e miratuar më parë.

“Meqenëse ne nuk kemi arrit me miratu taksën në vitin e kaluar, ne kemi pas ba më herët një ndërhyrje në ligj që i kemi mundësu që mos të kenë shkëputje dhe mos të bien këta në telashe për taksën menaxhuese dhe taksën investive, ja kemi lanë po ashtu njëjtë si për buxhetin e Republikës së Kosovës që ti shfrytëzojnë mjetet  sot në nivelin e mjeteve të kaluara,” tha ai

Osmani më tej njoftoi vlerën e kësaj takse për miratim

“Kemi të bëjmë me një taksë operacionale prej 0.082 për qind, që është për 0.003 për qind më e ulët se e taksës së vitit 2015 edhe taksën investive 0.398 sa ka qenë përpara 0.40 për qind,” njoftoi ai.

Në bazë të këtyre taksave përcaktohet vlera e Fondit të Kursimeve Pensionale.

Kryetari i Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale (FKP) Ymer Havolli foli për arsyen e kërkesës së tyre në lidhje me taksën.

“ Sot jemi para jush me një kërkesë, të cilën e kemi drejtuar edhe më herët për taksën investuese për të cilën kryetari i komisionit tha edhe më herët, se kemi kërku këtë taksë të jetë më e ulët nga 0.400 në 0.398 dhe taksën operacionale vjetore e cila vazhdimisht është duke u zvogëluar prej viti në vit, varësisht prej rritjes së mjeteve,” tha Havolli.

Havolli foli edhe për buxhetin e Fondit të Kursimeve Pensionale që iu prezantua komisionit për miratim, duke bërë me dije se ai është rritur në ato pjesë ku ka qenë e nevojshme të rritet dhe është zvogëluar aty ku ka pasur nevojë.

Safete Hadergjonaj nga Komisioni për Buxhet e Financa foli për mungesën e një raporti për menaxhimin e mjeteve të Fondit të Kursimeve Pensionale.

“Ne po na bie çdo herë të miratojmë taksën e fondit të kursimeve pa e pasë paraprakisht raportin e këtij institucioni dhe me ditë se si ka shku rrjedha e të hyrave dhe shpenzimeve në kuadër të këtij institucioni, po edhe si ka shku rrjedha e menaxhimit të mjeteve të cilat janë në dispozicion dhe sa është vlera e këtyre mjeteve dhe si po menaxhohen, si po shfrytëzohet kjo taksa investive,” tha Hadërgjonaj.

Ymer Havolli tha se përcaktimi i taksës për vitin e ardhshëm propozohet në tetor të vitit në të cilin jemi, ndërsa tregoi se raporti se si po menaxhohen mjetet e Fondit të Kursimeve Pensionale lidhet  me procesin e auditimit që do të përfundojë në prill.

Havolli bëri të ditur se ky raport do të dalë para Komisionit për Buxhet dhe Financa dhe do të shkojë për miratim në Kuvend.