Foto: Kuvendi i Kosovës
Miratohet buxheti i Kosovës për vitin 2025
Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 21.11.2024 kanë miratuar në lexim të dytë buxhetin e Kosovës për vitin 2025 në vlerë prej 3.6 miliardë euro.
Projektligji mbi ndarjet buxhetore u miratua në lexim të dytë me mbështetjen e 61 deputetëve.
Në votim nuk kanë marrë pjesë deputetët e tri partive opozitare, PDK, LDK dhe AAK. Opozita nuk kishte marrë pjesë as në votimin e parë të këtij Projektligji.
Në seancën që zgjati rreth pesë orë u shqyrtuan 128 amandamente të propozuara nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Më 11.11.2024 ishte miratuar në parim Projektligji për buxhetin për vitin 2025.
Tri partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK, e kanë akuzuar partinë në pushtet- Lëvizjen Vetëvendosje, për shkelje procedurale sa i përket shqyrtimit të Projektligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2025.
Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës më 21.11.2024 deputetët opozitarë kanë bërë thirrje që projektbuxheti të kthehet prapa në mënyrë që të kenë kohë të mjaftueshme për propozimin e amendamenteve.
Opozita akuzon LVV-në për shkelje procedurale gjatë shqyrtimit të buxhetit për vitin 2025