Ministrja Gërvalla po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla është pjesëmarrëse në Forumin e Paqes në Paris, ku janë mbledhur liderë nga e gjithë bota.

Sipas komunikatës, Forumi po trajton temën e mbrojtjes së planetit dhe njerëzve, ndaljen e kërcënimeve dhe luftërave, garantimin e besimit dhe sigurisë në botën digjitale, adresimin e pabarazisë, ndryshimet klimatike, biodiversitetin, pandemitë e ndryshme dhe ndërtimin e paqes dhe i një bote më të sigurtë për të gjithë.

Në margjinat e këtij Forumi dyditor, Gërvalla mori pjesë edhe në pritjen e organizuar nga Kryetarja e Komunës së Parisit, duke shfrytëzuar mundësinë e takimeve me personalitete të ndryshme të botës.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në ditën e dytë të Forumit të Paqes në Francë gjatë fjalës së tij ka përmendur sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

Gjatë fjalimit të tij në kuadër të temës “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, shefi i ekzekutivit ka thënë se grupi terrorist i financuar nga Serbia më 24 shtator ka dashur të shkaktojë përshkallëzim të situatës dhe të krijojë kaos më të madh.

Kurti në Francë: Shumica nga kryesit e sulmit terrorist në Banjskë janë ende të lirë