Ministria e Mjedisit fut në listë të zezë kompaninë e të sanksionuarit nga ShBA

Zëvendës-ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit hapësinorë dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se kanë futur në listë të zezë kompaninë “RAD. D.O.O”.

Sipas njoftimin të zëvëndësministrit Durmishi, kompanisë “RAD” i është ndërprerë kontrata ndërsa mirëmbajtja e rrugëve në veri do të bëhet nga dy kompanitë e koncorsiumit “B Corp” dhe “Europa Parters”.

“Nga sot kompania RAD. D.O.O, e cila është futur në listën e zezë të thesarit të SHBA-së, nuk do të jetë pjesë e konsorciumit në kontratën: “Mirëmbajtja verore dhe dimërore 2021-2022 e rrugëve nacionale dhe rajonale”. Sot është nënshkruar amandamentimi i kontratës ku pjesë e konsorciumit mbeten kompanitë “B Corp” dhe “Europa Parters” të cilat së bashku i plotësojnë kriteret e dhënies. Edhe do ta bëjmë mirëmbajtjen e rrugëve në veri edhe kompaninë në fjalë e kemi hequr nga kontrata”, thuhet në njoftim.

Kompania “RAD” ka marr shumicën e tenderëve të Ministrive të ndryshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Pronari i saj Radulle Steviq ditë me parë bashkë me disa persona të tjerë u fut në listën e zezë nga SHBA-ja.

Edhe ministri Liburn Aliu është deklaruar lidhur me këtë kompani e cila është futur në listën e zezë nga SHBA-ja. Ai ka deklaruar se janë duke shqyrtuar mundësitë ligjore për ndërprerjen e kontratës me kompaninë ‘Rad’.

Ministri Aliu: Po shqyrtohen mundësitë për anulimin e kontratës me kompaninë ‘Rad’

Radoiçiq, Veselinoviq dhe serbë të lidhur me ta sanksionohen nga ShBA-ja

Video – Disa nga kompanitë shqiptare që bashkëpunonin me kompaninë ‘RAD’ tërhiqen nga veriu