Foto: RTV 21

Ministri Turk Tregon Çfarë Pret nga Kosova

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të Kosovës, duke thënë se shteti turk nuk po përzihet në punët e kosovarëve, por vetëm po kërkon dëbimin e gylenistëve.

Ai ka thënë se Kosova duhet të pastrohet nga njerëzit që tentuan të bëjnë grushtet në Turqi.

“Kosova nuk duhet të strehojë në vendin e saj tradhtarët që kanë bërë grusht shteti në Turqi. Kjo është ajo që presim nga miku. Shpresojmë se pas kësaj Kosova të ndërmarrë hapa të përgjegjshëm dhe të bëjë atë që kërkon miqësia dhe vëllazëria”, tha minstri i jashtëm turk.

Reagimi i Çavusoglut vjen pas akuzave të Kryeministrit Ramush Haradinajt dhe Kryeparlamentarit Kaadri Veseli se Presidenti i Turqisë po përzihet në punët e Kosovës.