Ilustrim

Ministri i Mbrojtjes thirrje të rinjve dhe të rejave të aplikojnë për t’u bërë pjesë e FSK-së

Ditë më parë, Forca e Sigurisë së Kosovës ka shpallur konkursin për 840 ushtarë të rinj. Sot, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u ka bërë thirrje të rinjve të Kosovës që të aplikojnë dhe të bëhen ushtarë të FSK-së.

Ai ka siguruar që procesi do të jetë fer dhe transparent dhe në përputhje të plotë të procedurave dhe kritereve, mbi parimin e mundësisë dhe shanseve të barabarta, ku do të zgjidhen vetëm “Më të mirët prej më të mirëve”.

Ministri po ashtu ka treguar edhe përfitimet e një ushtari të Kosovës.

“Nga pozita e ushtarakut, ju rikujtoj se shërbimi në ushtrinë e vendit është detyrim i shenjtë, borxh dhe nder ndaj historisë, së tashmes dhe së ardhmes së vendit tonë dhe qytetarëve tanë.  Ju mirëpresim të gjithëve që çmoni të shenjta, Besnikërinë, Respektin, Shërbimin vetëmohues, Integritetin dhe Guximin, vlera ushtarake këto, të mishëruara në Detyrën, Nderin dhe Atdheun tone”, ka shkruar ai në Facebook.

Mehaj ka ftuar të rinjë të aplikojnë sepse sipas tij, FSK është e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe shërbimi ndaj saj është obligim i përbashkët.

“Ne do të jemi me ju gjatë gjithë kohës duke ju mbajtur vazhdimisht të informuar| Mos hezitoni të adresoni gjithçka që është në interesimin tuaj për gjithçka që ndërlidhet me konkursin”, ka shkruar Mehaj.

Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për pranimin e 840 pjesëtarëve të rijnë

.