Ministri gjimnazistëve: Mos e mendoni veten të punësuar në shtet

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , Shyqiri Bytyqi që vjen nga Nisma Socialdemokrate ka inkurajuar disa gjimnazistë që të synojnë punësimin në sektorin privat.

“Mos e mendoni vetën të punësuar në shtet , duhet të sigurojmë vende pune vet të kalojnë në sektorin privat dhe secili të jetë bartës i vendit të vet, nëse kështu vazhdojmë do të mbësim me këtë gjendje”, tha Bytyqi.

Këto komente ai i bëri në Gjimnazin ‘Xhevdet Doda’, ku së bashku me Shefen Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, hapën serinë e “EU Teach a Day”.
Me këtë rast, shefja e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova kërkoi nga nxënësit e klasës së 12-të të kësaj shkolle që të përcaktojnë mirë karrierën e tyre dhe të votojnë menqur.

“Këtë vit ju do të votoni. Gjenerata juaj do ta ndryshoj shtetin andaj kërkojë nga ju që kur të votoni të zgjedhni personat e duhur, personat që ju përkrahin dhe që kanë potencial. Mendojeni mirë këtë cështje”, tha Apostolova.

Ministri Bytyqi kërkoi nga të rinjtë të mos ndikohen nga politikat ditore për të ardhmen e tyre.

“Vendi jonë nuk ka perspektivë të keqe, ju jeni e ardhmja e vendit është gabim të mendoni sot se po u orientova në këtë çka dua unë a do ketë të ardhme të mira, por duhet të vendosni atë që e dëshironi në Kosovë”, tha Bytyqi.

Vetëm në muajt e fundit janë raportuar disa raste të familjarëve dhe bashkëpartiakëve të NISMA Socialdemokrate të punësuar në sektorin publik.

Ndarja e “kulaçit” për punësimet partiake