Drita i dërgon Erjon Vucajn dhe Liridon Lecin që të stërviten me ekipin e të rinjve

Erjonn Vucaj dhe Liridon Leci, janë suspenduar nga drejtuesit e klubit “Drita”, për shkak të thyerjes së rregullores dhe si pasoj e kësaj brezin në ekipin e Juniorve për të ushtruar me ta.

Ky vendim i “Dritës” ka ndodhur, për arsye të një konflikti ndërmjet Vucajt dhe Lecit në seancë stërvitore në javën që shkoi.

Lajmin për suspendimin e tyre e kishte konfirmuar trajneri Ardian Nuhi, pas fitores ndaj Flamurtarit në xhiron e kaluar.

KALLXO.com, merr vesh se Erjon Vucaj dhe Liridon Leci, sot janë stërvitur me ekipin e Juniorëve të Dritës, skuadër të cilën e drejton trajneri Genc Sermaxhaj.

Mirëpo, Ardian Nuhiu ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që këta dy lojtar të rikthehen në dispozicion të tij për ndeshjet e ardhshme.

Erjon Vucaj luan në pozitën e mesfushorit dhe vjen nga Shqipëria.

Liridon Leci luan në pozitën e mbrojtësit të majtë.