Memli Krasniqi, Sali Zybës nuk i frikësohet as lepuri

Deputeti i Lëvizjës Vetëvendosje, Salih Zyba është përfshirë në një debat me deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës.

Gjatë seancës me pikë rendi të ditës, raportimi mbi menaxhimin e pandemisë, COVID-19, Zyba ka kritikur PDK-në për menaxhimin e Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë periudhës së Ministrit, Uran Ismajli

“ Secili qytetarë e kujton fushatën e këtij subjeti ( PDK), njëherësh të ish minisrit Ismajli, shumicën e fushatës e ka përcjell me shëndetësi, që ka pasur investim në infrastrukturë, ka qenë shumë konkret parking dhe fasadimi në repartin e gjinekologjisë, ia kujtojmë edhe një skandal ku ka qenë gjatë këtij fasdimi ku ka qenë një njoftimi në këtë repart ku secili duhet të ketë 10 palë dorëza. I njejti harron që në  momentin nga paketa nga qytetari jashtë hapësirës ku përdoren, ato nuk janë të vlefshme”, ka thënë ai.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ganimete Musliut dhe Memli Krasniqit nga PDK-ja.

Musliu tha se deputeteve të LVV-së, iu pengon ekzistenca e Partisë Demokratike.

“ Sot ju kam pru letra të tjera, ndërsa komplet fokusu është tek PDK, nga deputet e VV, këta vetëm po e dëshmojnë se kanë probleme serioze, problem i tyre është ekzistenca e Partisë Demokratike të Kosovës. Nuk ka rëndësi se ku jemi, opozitë, pozitë apo pushtet, ktu e kanë problemin , mësohuni sepse ne jemi të fuqishëm. Une e di që dorëzat janë mjet shpenzues, material shpenzues, por që është infrastructure, e mësuam sot”, shtoi deputetja.

Ndërsa Memli Krasniqi ironizoi se deputetit Zyba, nuk ju frikësohet as lepuri.

“ O Salih Zyba ty as lepri nuk të tutet e para, e dyta je shumë i parëndësishëm dhe i pa dijshëm me të kushtu vëmendje. Me ty nuk ja vlen me u marrë. Fjalimi që e the ke për gjynah, ta përmeni edhe Ganimetja, nuk dine as çka janë dorëzat, e munohesh me u marrë me shëndetësi, ju vjen keq edhe kolegeve të tu me kesh me ty”, tha Krasniqi

Gjatë senacës Krasniqi ka pasur përplasje edhe me Enver Halitin e VV-së rreth zgjedhjeve të 6 tetorit.

Haliti në fjalimin e tij gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, me të vetmën pike të rendit të ditës, raportimi mbi menxhimin e pandemisë, ka thënë se deputetet e PDK-së nuk po mund ta pranojnë fitoren e VV-së.

“ Sa i përket deputetëve nuk po mund të lirohen nga trauma që ju ka shkaktuar fitorja e Lëvizjës Vetëvendosjes”, ka thënë ai.

Kësaj deklarate iu ka kundërpërgjigjur, deputeti Memli Krasniqi i cili ka shtuar se një fitore të tillë ia urojnë gjithmonë.

“ Qaq fitore sa keni pas ju jeni në opozitë bashkë me neve, ishalla gjithë qishtu fitoni”, ka thënë Krasniqi.