Foto; Armend Mehaj, Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Facebook

Mehaj: Operacion për shuarjen e zjarreve në Bjeshkët e Nemuna është realizuar me sukses

Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se zjarri i shkaktuar në “Bjeshkët e Nemuna”, në Rugovë të Pejës është menaxhuar mirë.

“Njësitet e FSK-së në koordinim dhe bashkëveprim me njësinë e helikopterëve të KFOR-it, njësitet e zjarrëfikjes së komunave të Pejës, Deçanit, Gjakovës, Klinës dhe Junikut si dhe Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, kanë realizuar me sukses operacionin për lokalizimin dhe shuarjen e zjarreve në zonën pyjore të Shtupeqit të Madh në rajonin e Rugovës”, ka shkruar Mehaj.

Tutje, Mehaj ka kërkuar nga banorët që të mos shqetësohen dhe në rast të ndonjë rishfaqje të zjarreve dhe të njoftojnë menjëherë autoritetet.

Dje rreth orës 15:00 parku nacional “Bjeshkët e Nemuna” në Shtupeq të Rugovës është përfshirë nga zjarri.

Zjari është lokalizuar dhe asnjë qytetar nuk është lënduar.

Rreth 50 hektarë pyje digjen në Bjeshkët e Nemuna