Mbyllet Rruga e Dëmtuar

Rruga që ndodhet në mes të Hajvalisë dhe Pallatit të Drejtësisë sipas komunikatës së Zyrës për marrëdhënie me Media të Komunës së Prishtinës paraqet rrezik për ngasës të makinave, prandaj do të jetë e mbyllur përkohësisht deri në riparimin e saj

“Kjo rrugë është ndërtuar në vitin 2013, pa sistem adekuat të kanalizimit të ujërave atmosferikë e me drenazhë të dobët. Së këndejmi, nga reshjet e shiut që kanë filluar mbrëmë e po vazhdojnë edhe sot, një pjesë e rrugës është shembur,” thuhet në komunikatën e zyrës.

Kjo zyrë lut “ngasësit e makinave që të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim në atë zonë”.

Shkrirja e përnjëhershme e borës dhe reshjet e vazhdueshme të shiut shkaktuan sot vërshime në shumë pjesë të Kosovës, e sidomos në komunat e Malishevës dhe Suharekës.

Kallxo.com sjell një foto nga vërshimet në Klinë, ku rruga automobilistike i ngjan një lumi.

vershime

 

Ndërsa objekti i Komunës së Suharekës “mbrohet” nga ujërat vërshues me një “kordon” të ulët të thasëve me rërë.

komuna

KALLXO.com raportoi vazhdimisht për vërshimet e sotme në pjesë të ndryshme të vendit.

http://kallxo.com/bllokohet-rruga-malisheve-kijeve/

http://kallxo.com/vershime-gjithandej-vendit/