Komuna e Prishtines, Foto: Atdhe Mulla.

Mbyllet Përkohësisht Rruga ‘Luan Haradinaj’

Komuna e Prishtinës mbylljen e përkohshme dhe të pjesërishme të kësaj rrugë e bën të ditur me anë të një komunikate.

Sipas komunikatës, rruga “Luan Haradinaj” do të mbyllet për shkak të punimeve që do të kryejë ngrohtorja “Termokos”.

 

“Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se nga e marta më 12 korrik rruga “Luan Haradinaj” fillimisht pjesa në mes të rrugës ‘Garibaldi’ dhe ASK (American School of Kosova), e pastaj edhe pjesa në mes të rrugës ‘Garibaldi’ dhe Gjykatës Kushtetuese,  do të mbyllet  për shkak të zhvillimit të punimeve disaditore në të nga Ndërmarrja ‘Termokos’,” thuhet në komunikatën e komunës.

Komuna bën me dije se në këtë pjesë të kryeqytetit “Termokos”-i do të ndërrojë gypat e vjetruar me të rinj.

Komuna në komunikatë njofton qytetarët se nga do të orientohet transporti publik me bllokimin e kësaj rruge.

“Punimet do të zgjasin nga data 12 e deri më 27 korrik në të dy pjesët. Gjatë gjithë kësaj kohe rruga ‘Garibaldi’ do të jetë e hapur për qarkullim të plotë. Transporti publik i cili e ka shfrytëzuar këtë segment rrugor do të qarkullojë në Rrugën ‘Driton Hoxha’, djathtas rrugës ‘Tirana’, në Rrugën e UÇK-së dhe anasjelltas,”tregon komunikata.

Komuna e Prishtinës fton qytetarët për mirëkuptim dhe që qarkullimin me automjete ta planifikojnë paraprakisht.