Eshref Shabani, i pari majtas, kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës. Foto: Kallxo.com

Mbikëqyrësi i Shërbimit Civil: Qeveria duhet t’i hapë sytë në emërimet e larta

Eshref Shabani, kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës (KPMShCK), kritikoi qeverinë e Kosovës në çështjen e emërimeve të larta.

Ai tha se shkeljet në emërime në poste të larta publike kanë një historik të gjatë, më shumë se një dekadë.

“Pozitat e nivelit të lartë drejtues bazën e kanë pasur në reegulloren e UNMIK dhe kanë funksionuar mirë dhe në vitin 2005 ka filluar krijimi i precendentit të keq kur janë shkakrkuar pesë sekretar pa asnjë bazë ligjore”, tha Shabani.

“Ne duhet të marrim pronësinë e punës që e ka bërë përzgjedhjen e komisionit të lartë vlerësues dhe me e futë në përdorim”, tha Shabani.

“Tjetër çështje që duhet të ngris unë është ndërrimi i pikëve në prezencë të partnerit implementues dhe sa i përket kandidatëve të emërueshëm qeveria po thotë që nuk duhet të zgjedhen por po shkelet kjo marrëveshje me dy këmbët”, shtoi ai.

Shabani tha se ka raste kur komisionet e shohin që dokumentet e kandidatit nuk përkojnë me ato që kandidati bën.

“Por lëre që e poentojnë më së shumti por edhe e rekomandojnë në qeveri që pastaj të emërohet. Qeveria duhet t’i hapë sytë sa i përket emërimeve në pozita të larta”, tha Eshref Shabani.