Maskat grabisin sërisht në Prishtinë

Dy persona të maskuar nën kërcënimin e armëve kanë kryer një grabitje tjetër në Prishtinë. Viktima është një mashkull i cili ishte duke ecur në rrugë kur i është gragitur çanta e dorës në të cilën kishte para disa telefonë dhe dokumente personale.

Policia që ka pranuar denoncimin ende nuk ka arritur të zbuloj autorët e krimit.

Javëve të fundit në Prishtinë janë kryer disa grabitje të bankave dhe insitucioneve financiare.

Grupi që i kryen grabitjet ka plagosur një polic në një shkëmbim zjarri teksa po grabisnin një bankomat.

Policia ka njoftuar së fundëmi se ka shtuar prezencën me njësi speciale në rrugët e Prishtinës.