Protesta e nxënësve kundër ngacmimeve seksuale. Foto:Gentiana Ahmeti, KALLXO.COM

Marshi i nxënësve “Traum, jo lojë”

Nxënësit e shkollave të mesme në komunën e Prishtinës me sloganin “Traum, jo lojë” kanë marshuar në sheshin “Zahir Pajaziti” pas rastit të ngacmimit seksual ndaj një vajze nga tre djem të mitur në një shkollë të Prishtinës.

Mes turmës dhe zhurmës së të rinjve dalloheshin fjalët e shkruara me shkronja të mëdha të cilat djemtë dhe vajzat i mbanin në duar.

Protesta e nxënësve kundër ngacmimeve seksuale. Foto:Gentiana Ahmeti, KALLXO.COM

“Ambiente të sigurtë”, “Ngrite zërin se nuk je femen”, “Sa kanë ndodh që nuk i dijm?”, “Kundër fenomenit për ngacmime seksuale”, “T`u pa, t`u bo”.

Lediana Balaj njëra ndër organizatorët e këtij marshi ka thënë se marshi është organizuar kundër ngacmimeve seksuale.

“Për mos me i anashkalu edhe rastet e tjera që mujt me ndodhë, ne rinia e Prishtinës me anë të shoqërisë tonë jemi mundu me organizu këtë protestë e cila është duke u zhvillu sot”, ka thënë ajo.

Protesta e nxënësve kundër ngacmimeve seksuale. Foto:Gentiana Ahmeti, KALLXO.COM

Në anën tjetër, organziatori tjetër Ene Aliu theksoi se kanë dy kërkesa për institucionet në Kosovë, futjen e “Edukatës Seksuale” si lënd në shkolla dhe rritjen e numrit të psikologëve në shkolla.

“Edhe ata psikologë që kanë shkolla, nuk kanë psikologë, sepse në shumicën e rasteve psikologu nuk është aty. Kërkojmë që psikologët të jenë funksional”, ka thënë Aliu.