Malisheva mposht me lojë e rezultat Llapin vendas

Malisheva ka shënuar fitore me rezultat 0-3 ndaj Llapit, ndeshje e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.

Mysafirët në pjesën e dytë bën lojë të mirë duke e konkretizuar në gola,

Torvioll Stullqaku e shfrytëzoi gabimin e portierit të Llapit për t’a kaluar Malishevën në epërsi në minutën e 57’.

Një minutë më vonë Stullqaku shënoi një supergol për rezultatin 0-2.

Në fund të takimit Olivier shënoi për rezultatin përfundimtar 0-3.

Pas kësaj fitoreje Malisheva ngjitet në vendin e tretë me shtatë pikë.

Kurse, Llapi në vendin e tetë me vetëm dy pikë, me dy barazime dhe dy humbje nga katër ndeshje.