Pak deputetë në seancë | Foto: KALLXO.com

LVV-ja Jokomplete në Diskutimin për Aktivistët

Në diskutimet për dënimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje nuk po marrin pjesë të gjithë deputetët e kësaj partie.

Në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet për dënimin e aktivistëve të Vetëvendosjes, nuk po marrin pjesë as vetë të gjithë deputetët e kësaj partie.

Gazetarja e KALLXO.com nga Kuvendi tregon se në seancë aktualisht janë në sallë vetëm 25 nga 32 deputetët e Vetëvendosjes.

Në diskutim nuk po marrin pjesë deputetët e LDK-së dhe shumica e deputetëve të PDK-së.

Aktualisht në sallën e mbledhjeve të Kuvendit janë vetëm një e treta e deputetëve.