Mjek - Foto: REL/Wikipedia Commons

Lirohen të arrestuarit për transplantim organesh, reagon spitali

Dy ditë më parë janë arrestuar dy persona në spitalin për frytnim të asistuar mjekësor “Fati im” në Gjakovë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale – transplantim i kundërligjshëm dhe trafikim i organeve dhe qelizave njerëzore si dhe bashkëkryerja.

Në një përgjigje për KALLXO.com, spitali “Fati im” thotë se dyshimet nuk qëndrojnë.

Spitali tregon se më 18 qershor Inspektorati Shëndetësor, i shoqëruar nga Policia, ka inspektuar vetëm repartin për frytnim të asistuar mjekësor.

“Deklarojmë se të gjitha procedurat e Frytnimit të Asistuar Mjekësorë në Spitalin Fati-Im gjithnjë janë realizuar ne përputhshmeri të plotë me Udhëzimin Administrativ 06/2013 për Frytnim të Asistuar Mjekësorë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe se në asnjë moment nuk janë kryer shkelje te procedurave”, thuhet në deklaratën e spitalit për KALLXO.com.

Sipas tyre sot janë liruar të arrestuarit A.M. dhe B.B. pasi që si thotë spitali nuk ka pasur elemente për mbajtje në paraburgim të tyre.

“Sot me datë 20.06.2019 me vendim te Gjykatës jane ndërprerë masat e mbajtjes së personelit”, deklarojnë ata.

KALLXO.com ka raportuar për arrestimin e tyre ditë me parë.

https://kallxo.com/policia-arreston-2-te-dyshuar-ne-nje-spital-ne-gjakove/

www.kallxo.com