Foto: Ilustrim

Lipjan, 3 këmbësorë goditen nga një veturë

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksident trafiku në Lipjan.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në Lipjan. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe tre kembesorë”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tha se këmbësorët të cilët kanë pësuar lëndime trupore janë dërguar për tretman mjekësor.

Ndërsa, ngasësja e veturës është shoqëruar në stacionin e policisë./21Media