Lajmi i keq për Juventusin: Chiellini dëmton ligamentet e gjurit të djathtë

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka marrë një lajm të hidhur nga stafi mjekësorë i ekipit italian.

Gjatë stërvitjes së sotme kapiteni i Juventusit, ka pësuar një lëndim në gjurin e djathtë, të cilin më vonë e kanë konstatuar se i ka dëmtuar ligamentet.

Këtë e ka konfirmuar Juventusi në rrjetet sociale.

“Gjatë stërvitjes së sotme, Giorgio Chiellini, mori një dëmtim të gjurit të djathtë”. Testet diagnostikuese të kryera në J | Medical treguan një dëmtim në ligamente të gjurit të djathtë. Do të jetë e nevojshme që të bëhet operacion, në ditët në vijim”, thuhet në deklaratën e ‘Bianconerëve’.

Chiellini pritet të mungoj deri në gjashtë muaj apo më shumë.

35 vjeçari më herët ka pasur lëndime, por ky deri është lëndimi më i rëndë deri me tani në karrierën e tij profesionale si futbollist.

Juventus tani duhet të mbështetet në dyshen e mbrojtjes De Ligt – Bonucci.