Dardan Molliqaj - PSD

Lajmërohet Dardan Molliqaj pas incidentit me Haki Abazin

Zyrtari i PSD-së, Dardan Molliqaj, është lajmëruar pas incidentit në ambientet e televizionit t7.

Në një postim në Facebook, Molliqaj ka thënë se asgjë nuk ka ndodhur jashtë studios.

Ky është postimi i plotë i Dardan Molliqajt:

“Asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik.

Unë nuk i kam problem debatet televizive dhe ndjehem shumë komod t’i mbroj bindjet e mia. Nuk fshihem asnjëherë. Secilin veprim timin politik jam në gjendje ta arsyetoj deri në fund. Nuk e kam problem asnjë akuzë e sulm për veprimet e mia politike.

Ankesa e vajtimet nuk mund t’i fshehin humbjet në nivel argumentesh nëpër debate televizive.”