Ky futbollist i Real Madrid pritet të largohet nga ekipi pas 14 viteve

Futbollisti brazilian i Real Madrid, Marcelo pritet të largohet nga pas 14 viteve pjesë e Los Blancos.

Lajmi është bërë i ditur nga ana e mediumit fichajes.com

Që nga ardhja e tij si një 19-vjeçari nga Fluminese e deri më sot, ku mbanë shiritin e kapitenit, Marcelo ka kaluar 14 sezone në fanellën e Realit.

Por duket se Marcelo tashmë ka përfunduar aventurën te Real pasi që ai ka luajtur vetëm 140 minuta të ndara në 5 ndeshje këtë sezon.

E ardhmja e brazilianit mund të jetë në vendlindjen e tij.

Në këtë kuptim, Fluminese, skuadra nga e cila vjen Marcelo, do të ishte skuadra që do ta mirëpriste.