Mimoza Kusari Lila, Deputete e Alternatives

Kusari-Lila: Lojërat e Fatit nuk mund të mbyllen për një orë

Deputetja nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, në seancën ku po diskutohet Ligji për Lojërat e Fatit tha se mbyllja e lojërave të fatit nuk mund të bëhet për një afat të shkurtër.

“A jeni me të vërtetë kaq të manipulueshëm. Vrasja e dy rojeve në kazino është dështim i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Çka ndodhi deri tash me lojërat e fatit dhe tragjeditë familjare e shpesh herë edhe prostitucion në këto hapësira”, tha Kusari-Lila.

Ajo shtoi se shteti ka dështuar që t’i rregullojë me ligj me kohë lojërat e fatit.

“Shteti ka dështuar atë që është dashtë me rregulluar me ligj e tash po vjen me e mbyllë për një orë. Secili që e ka një kazino e ka edhe planin B se ku me i dërguar këto kazino me operuar ilegalisht”, tha ajo.