Pamje nga Prishtitina Policia gjobitë shoferët e dehur

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar mbi një mijë tiketa gjatë 24 orëve të fundit

Raporti i policisë sqaron se brenda 24 orësh janë shqiptuar 1134 tiketa të trafikut anë e mbanë Kosovës.Raporti sqaron se brenda 24 orëve ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja vdekjen dhe 17 të tjera me lëndime.

 

Kallxo.com raportoj se Policia e Kosovës ka nisur një aksion të gjerë rrugëve të Prishtinës për kontrollimin e shoferëve të dehur.

 

 

KALLXO.com sjell pamje nga aksioni i cili ka nisur në qendër të kryeqytetit dhe pritet të zgjerohet në periferi në orët e hershme të mëngjesit.

Cak i kontrolleve sipas policisë janë shoferët të cilët vozisin nën ndikimin e alkoolit dhe makinat që mbajnë xhama të zinj.

Pamjet e filmuara nga KALLXO.com shfaqin momentet kur policia hasë në dy shoferë të cilët kanë konsumuar tej mase alkool.

Ata janë gjobitur me nga 200 euro dhe me nga 6 muaj ndalim të lejes për vozitje.