Kujdes: Lopët rrezikojnë shoferët e autostradës

Një grumbull lopësh janë fotografuar në Autostradën e shpejtësisë së lartë Prishtinë Merdarë.

Rruga e cila shpie në drejtim të Shqipërisë është e rrethuar me tela me qëllim të shmangies së hyrjes së kafshëve në të por grumbulli i kafshëve është future nga rrugët anësore në afërsi të Zhurit.

Autostrada Prishtinë Vërmicë është autostradë ku shpejtësia e lejuar shkon deri në 130 km.

Një tufë e ngjashme lopësh para dy vitesh kishte shkaktuar një aksident të madh afër Komoranit duke shkaktuar ngordhjen e disa lopëve dhe dëmtuar afër 10 makina të cilat ishin përplasur me lopët.