Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në takim me  presidentin e Letonisë, Egils Levits

Kryeparlamentari i Kosovës  takohet me presidentin e Letonisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është takuar me  presidentin e Letonisë, Egils Levits.

Në këtë takim thuhet se është diskutuar për situatën aktuale mes Rusisë dhe Ukrianës.

“Si pasojë e agresionit të paprovokuar rus në Ukrainë, kryetari Konjufca theksoi se Rusia dhe aleati i saj, Serbia, përbëjnë kërcënim serioz për paqen e stabilitetin rajonal dhe më gjerë. Prandaj është nevojë urgjente integrimi euroatlantik i Ballkanit Perëndimor”, thuhet të ketë thënë Konjufca.

Ndërsa presidenti Levits thuhet se ka thënë “mirëpresin aplikimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës dhe konfirmoi qëndrimin përkrahës të Republikës së Letonisë për liberalizimin e vizave, si dhe ndaj aspiratave të shtetit tonë për anëtarësim në NATO, BE dhe në organizata e forume të tjera ndërkombëtare”.