Flamuri i Bangladeshit - Foto: Wikimedia.org

Kosova nënshkruan marrëveshje ekonomike me Bangladeshin

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Tregtisë së Republikës Popullore të Bangladeshit.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka thënë se kjo marrëveshje do të kontribuojë në fushë të ndryshme të vendit në aspektin ekonomik.

“Ne jemi të bindur se kjo marrëveshje do të kontribuoj në rritjen ekonomike. Në tregti, bujqësi, sport, teknologji e në fusha të tjera. Kjo marrëveshje do të rrisë investimet në vendet reciproke”, tha ai.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është themeluar edhe Komisioni Ekzekutiv për Reformën në Fushën e Inspektimeve.

Ky komisioni obligohet të ftoj shoqërinë civile, ekspertët, donatorët për mbikëqyrje. Të gjitha organet qeveritare obligohet të bashkëpunojnë me komisionin.

“Ketë komision do ta udhëhiqi unë. Është hapi i dytë ma i rëndësishme prej 6 hapave te reformave që i kemi prezantu në kuvend”, ka bërë të ditur, Besnik Tahiri, zëvëndëskryeministër.

Themelohet Komisioni Ekzekutiv për Reformën në Fushën e Inspektimeve