Kosova i mbyll garat në Grand Slamin e Abu Dhabit me një medalje të artë (FOTO)

Kombëtarja e Kosovës në xhudo, i  ka mbyll garat e Grand Slamit në Abu Dhabi 2019 me një medalje të artë.

Majlinda Kelmendi shkëlqeu në këtë garë duke e fituar medaljen e artë.

Kurse Loriana Kuka e zuri vendin e pestë.

Akil Gjakova e Nora Gjakova u mposhten në përballjen e dytë.

Gara e fundit në këtë vit për xhudistët kosovar do të jetë “Mastersi” që do të mbahet në dhjetor në Kinë.