Kosova e Turqia nënshkruajnë planin e veprimit për bashkëpunim në shëndetësi

Bashkëpunimi në fushën e shëndetit publik, emergjencave mjekësore, fushën e kontrollit të infeksioneve spitalore dhe shërbimeve të kujdesit intensiv, fushën e mjekësisë tradicionale janë disa nga fushat e marrëveshjes Kosovë-Turqi.

Ministria e Shëndetësisë e  Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë e Turqisë, bazuar në marrëveshjen në mes të dyja vendeve për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë të nënshkruar në Ankara në vitin 2009, nënshkruan sot në Prishtinë Planin e Veprimit për bashkëpunim dhe partneritetin në shëndetësi për periudhën 2019-2021.

Në prani të Ministrit të Shëndetësisë Uran Ismaili, Plani i Veprimit u nënshkrua nga Sekretari i Përgjithshëm i MSh-së, Dr. Naim Bardiqi dhe Zëvendësministrja e Shëndetësisë e Republikës së Turqisë, Prof. Dr. Emine Alp Meşe” thuhet në njoftim.

Sipas Ministrit plani i veprimit adreson në mënyrë të qartë fushat konkrete ku shteti i Turqisë mund ta ndihmojë Kosovën në shëndetësi.

“Bashkëpunimi në fushën e shëndetit publik, emergjencave mjekësore, fushën e kontrollit të infeksioneve spitalore dhe shërbimeve të kujdesit intensiv, fushën e mjekësisë tradicionale; krijimin e politikave dhe planifikimit i buxhetor bazuar në dëshmi, aktivitete të akreditimit për përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë dhe sigurisë në shërbimet shëndetësore , sistemin e vendosjes së çmimit të barnave, etj” thuhet në njoftim.