Kosova deri në maj do të furnizohet edhe me 76 mijë e 800 doza të vaksinave

Programi i UNICEF në Kosovë ka bërë të ditur se Kosova deri në muajin maj do të furnizohet me 76 mijë e 800 doza shtesë të vaksinës anti-COVID nga COVAX, program ky nga i cili janë premtuar falas 100 mijë e 800 doza të vaksinës anti-COVID për Kosovën.

“76,800 doza shtesë të vaksinës anti-COVID19 do të arrijnë në Kosovë deri në maj 2021 përmes COVAX. Ne nuk jemi të sigurt, derisa të gjithë të jenë të sigurt! Bashkë ia dalim”, është thënë nga UNICEF’i në Kosovë.

Kujtojmë që Kosova tashmë është furnizuar me 24 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19, derisa tashmë ka filluar edhe vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë dhe personave mbi 80 vjeç.