Komunat ku u paraqitën rastet e reja me coronavirus

6 raste të reja me coronavirus janë identifikuar sot pas testimit të  243 mostrave të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Romajë).

Sot më 25 maj 2020, janë shëruar 2 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 791 raste.

Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 1032 raste me coronavirus, 791 të shëruar dhe 30 të vdekur.