Komuna e Vushtrrisë hap konkurs për 12 vende punë në QKMF

Komuna e Vushtrrisë, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale ka hapur konkurs për vende të lira të punës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Vushtrri.

Ky konkurs në bazë të njoftimit të Komunës së Vushtrrisë është hapur për 12 vende të lira të punës në QKMF, një pozitë për doktor specialist të Mjekësisë Familjare, katër pozita për mjek të përgjithshëm, gjashtë pozita për infermier të përgjithshëm dhe një pozitë për çështje juridike në QKMF.

Në bazë të njoftimit, kandidatët të cilët janë të interesuar për këto vende pune, mund ta aplikojnë nga data 22 mars 2021, deri më datë 5 prill 2021.

Kandidatët e interesuar rreth konkursit, të gjitha detajet tjera të paraqitura në konkursin e shpallur nga Komuna e Vushtrrisë mund t’i gjejnë në linkun e web faqes së komunës.

KALLXO.com para disa jave ka raportuar për dyshimet për punësime familjare në konkursin e shpallur nga Komuna e Vushtrrisë për pranimin e dy teknik-laborantëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

KALLXO.com ka gjetur se dy kandidatët të cilët janë përzgjedhur nga ky konkurs, njëri është djali i laborantit kryesor në laboratorin e Vushtrrisë, ndërsa tjetra është vajza e doktorit dhe asamblistit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Vushtrri.

Me 29 dhjetor 2020, Komuna e Vushtrrisë ka publikuar vendimin me emrat e kandidatëve të zgjedhur për këtë konkurs.

Nga gjithsej 32 kandidatë të cilët ishin përfshirë në listën e ngushtë nga ky konkurs, Anila Bregaj dhe Ardi Behrami janë përzgjedhur si kandidatët më të suksesshëm.

Nga pikët totale, Anila Bregaj ka fituar gjithsej 84.75 pikë, duke u renditur si kandidatja me më së shumti pikë nga ky konkurs, ndërsa menjëherë pas saj, Ardi Behrami, me gjithsej 84.6 pikë.

KALLXO.com ka gjetur se kandidatja më e suksesshme nga ky konkurs është vajza e asamblistit të LDK-së në Vushtrri, Agim Bregaj, ndërsa kandidati i dytë, Ardi Behrami është djali i laborantit kryesor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri, Sinan Behramit.

Dyshimet për punësime familjare dhe politike në konkursin për laborant në Vushtrri

 

Dyshimet për punësime familjare dhe politike në konkursin për laborant në Vushtrri