Panairi i prodhimeve vendore ne Prishtine 01.11.2018

Komuna e Prishtinës nis tenderimin për panairin e prodhimeve vendore 'Blej shqip 2022'

Me qëllim të promovimit të produkteve vendore, Komuna e Prishtinës hapi tender për blerjen e shërbimeve për organizimin e panairit “Blej shqip 2022”.

Për blerjen shërbimeve të organizimit të panairit, Komuna e Prishtinës ka parashikuar të nënshkruaj kontratë në vlerë deri 20,000 euro, me kohëzgjatje të kontratës 5 ditë.

Për këtë aktivitet të prokurimit, u përdor procedurë e hapur e prokurimit me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

Sipas kërkesave të tenderit, në mes tjerash kërkohet të paraqiten tri lloje të identitetit të ri (dizajn) të panairit; “Blej Shqip” dhe “Konsumo prodhime shqiptare”, të paraqitet skema ideore se si do të duket organizmi i panairit “Blej Shqip” me 100 tezgat e Komunës së Prishtinës. Tezgat duhet të mbulohen me carad/tend.

Tutje kërkohet dizajn të materialeve promovuese: flamuj, banera…, dhe vazhdon më tej kështu me specifika tjera të kërkuara nëpërmjet këtij tenderi.

Data 3 tetor 2022, është caktuar nga Komuna e Prishtinës afati deri kur mund të parasqesin ofertat, kompanitë e interesuar ta kryejnë këtë shërbim.