Foto: Komuna e Deçanit
Komuna e Deçanit paralajmëron padi ndaj Ministrisë dhe kompanisë austriake
Komuna e Deçanit ka paralajmëruar padi për arsye të mos implementimit të kompetencave nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe për shkak të mos respektimit të minimumit ekologjik në Lumbardhin e Deçanit nga SHPK “Kelkos Energy”.
“Kompania SHPK “Kelkos Energy” e cila ka ndërtuar hidrocentralet përgjatë Lumbardhit të Deçanit, për prodhimin e energjisë nuk është duke e respektuar minimumin ekologjik të lumëbardhit të Deçanit. Njëkohësisht departamenti i ujërave dhe inspektorati të cilët janë në kudër të MMPH-së nuk i ka zbatuar dhe nuk po i zbatojnë përgjegjësitë ligjore për ruajtjen e minimumit ekologjik ne raport me operatorin ekonomik SHPK “Kelkos Energy””, thuhet në njoftimin e komunës së Deçanit.
Në njoftim thuhet se përkundër angazhimeve të inspektoratit komunal në veçanti dhe komunës në përgjithësi në raport me operatorin ekonomik që të ruhet minimumi ekologjik, kompania nuk është duke e zbatuar obligimin e vet komfor ligjeve të Republikës së Kosovës sepse kjo kompetencë është e nivelit qendror më ç’rast komuna dhe veprimet e komunës në raport më ketë çështje konsiderohen si inkopetente.
“Komuna e Deçanit ka dhjetëra e dhjetëra inspektime procesverbale dhe padi kundrejt kompanisë në fjalë për të respektuar minimumin ekologjik të Lumbardhit të Deçanit me ç’rast nuk kemi hasur në mirëkuptimin e kompanisë, nga e cila kemi kërkuar vetëm zbatimin e kushteve të marrëveshjes në mes të MMPH-së dhe SHPK “Kelkos Energy” dhe respektimin e ligjeve të Republikë së Kosovës .