Kolegët nuk e harrojnë Mazllumin, policin në karrocë invalidore

Mazllum Bajraktari njëri nga policët e njësive special i cili për vite me radhë jeton në karrocë invalidore nuk është harruar nga kolegët natën e vitit të ri.

Në fotografi të postuara nga eprorët e njësive speciale janë postuar momente nga vizita e këtyre të fundit në familjen Bajraktari

“Tradita vazhdon në shenjë urimi dhe përkrahjeje e vizituam shokun dhe kolegun Mazllum Bajraktari” ka shkruar eprori i specialëve Amir Gërguri.

Bajraktari është lënduar në punë pasi makina e policisë ishte rrokullisur në afërsi të liqenit të Badovcit.

Ngjarja kishte ndodhur në shkurt të viti 2007 ndërsa që nga ajo kohë Bajraktari është shëndrruar në një simbol të policit i cili edhe përkundër problemeve shëndetësore vazhdon punën.

Në një rrëfim ekskluziv para disa vitesh për “Drejtësia në Kosovë’ Bajraktari kishte renditur problemet më të cilat përballet ai dhe familja e tij.

Eprorët Marrin Veturat e Reja për Vete