I Kërkojnë 100 Euro Duke e Kërcënuar me Armë

Një person nga Dobërçani i Gjilanit raportoi në polici se tre persona e kërcënuan me armë duke ia kërkuar 100 euro.

Policia në raportin e saj të përditshëm njoftoi se ka arrestuar personat e përfshirë në këtë kërcënim.

Policia ka gjetur edhe armën me të cilën mendohet se është bërë tentim-grabitja.

“Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e njërit nga të dyshuarit me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike me një karikator të zbrazët e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, thuhet në raportin policor.

Të dyshuarve sipas policisë u është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar edhe për kërcënime tjera me armë.