Katër të lënduar nga aksidenti në Skenderaj

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Skenderaj.

Policia ka njoftuar se si pasojë e këtij aksidenti ku janë përfshirë dy automjete, lëndime trupore kanë pësuar katër persona.

Të lënduarit nga ky aksident, si pasojë e lëndimeve janë dërguar në Spitalin në Mitrovicë për tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar.