Kaq aktgjykime publikuan gjykatat e Kosovës gjatë muajit maj

Gjykatat e Kosovës kanë vazhduar me publikimin e aktgjykimeve edhe gjatë muajit  maj  2020.

Gjatë muajit maj të vitit 2020, gjykatat e Kosovës kanë publikuar gjithsej 802 aktgjykime, çka përbën ngritje  krahasuar me muajin paraprak, kur ishin publikuar 698  aktgjykime.

Kjo rritje vjen pas dy muajve ku kishim rënie të aktgjykimeve krahasuar me muajt paraprak.

Gjykata Themelore e Prishtinës vazhdon të prijë me aktgjykime të publikuara, me gjithsej 316.

Pas saj,  vjen Gjykata Themelore e Prizrenit që ka publikuar 137 aktgjykime.

E treta është Gjykata Supreme që gjatë muajit maj ka publikuar 88 aktgjykime.

Gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prizrenit – Dega në Suharekë, Qemail Suka, është gjyqtari që  ka publikuar më së shumti aktgjykime gjatë muajit maj  2020, gjithsej 71 aktgjykime.

Po ashtu, ky monitorim ka përcjellë publikimin e aktgjykimeve sipas gjyqtarëve të gjykatave dhe departamenteve.

Gjyqtarët e Divizionit për Kundërvajtje nuk janë përfshirë në këtë monitorim.

Në vazhdim janë të dhënat në formë grafike për publikimin e aktgjykimeve që janë realizuar nga të gjithë gjykatat, gjatë muajit maj  2020:

Sqarim: Monitorimi i publikimit të aktgjykimeve për periudhën 1 maj – 31 maj 2020 është bërë për të gjitha gjykatat e Kosovës. Në fokus kanë qenë departamentet penale, civile, ekonomike dhe administrative. Po ashtu, ky monitorim ka përcjellë publikimin e aktgjykimeve sipas gjyqtarëve të gjykatave dhe departamenteve. Kryetari i Gjykatës Supreme, Apelit, kryetarët e gjykatave themelore si dhe gjyqtarët e Divizionit për Kundërvajtje nuk janë përfshirë në këtë monitorim.

Gjatë monitorimit të aktgjykimeve të publikuara në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën e lartpërmendur është vërejtur se në total janë të publikuara 802 aktgjykime.

Edhe gjatë muajit maj është vërejtur se gjykatat kanë publikuar aktgjykime për gjyqtarët të cilët janë avancuar në pozita më të larta, kanë kaluar në departamentin e kundërvajtjes, kanë dalë në pension. Kjo është arsyeja pse ka dallime në numrin e gjyqtarëve në gjykata dhe numrin e gjyqtarëve që kanë publikuar aktgjykime gjatë muajit maj.

 

*Mohim i përgjegjësisë: Ky monitorim është mundësuar me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajta e këtij artikulli është përgjegjësi vetëm e Lëvizjes FOL dhe BIRN Kosova dhe jodomosdoshmërisht reflekton këndvështrimet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar apo Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.