Kadrush Radogoshi. Foto: SHIJ.

Kadrush Radogoshi merr çmimin për guximin intelektual në Gjakovë

Shkrimtari Kadrush Radogoshi ka marr çmimin “Guximi intelektual” që ndahet nga Shoqata e Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë, për vitin 2020.

Këtë çmimi Radogoshi e mori për guximin e treguar intelektual, patriotik e letrar.

Radogoshi pas pranimit të çmimit, ku u prezantua edhe me kumtesën “Semantika e guximit dhe intelektuali”, ka thënë ndihet i nderuar me çmimin që i është dhënë.

“Guximi intelektual shprehet në gjuhë, në art, në mendimin për lirinë dhe mungesën e saj brenda një shoqërie apo për drejtësinë e munguar. Varësisht nga fusha se ku shprehet, mund të bëhen tipologji të ndryshme të guximit intelektual”, ka thënë ndër të tjerash Radogoshi, pas pranimit të çmimit.

Me çmimin, “Guximi intelektual”, SHIJ nderon kontributet e intelektualëve në fusha të ndryshme.

Qëllimi i SHIJ-së është avancimi i veprimtarisë shkencore dhe kulturore në ndikim të krijimit të politikave publike, në radhë të parë për komunën e Gjakovës dhe pastaj edhe më gjerë në Kosovë.

Foto: SHIJ.