Kadri Veseli - Foto: KALLXO.com

Kadri Veseli:“Pesë pare si jap për Gjykatën Speciale”

 

Në një debat në kuvend me deputeten Besa Gaxherri Kryetari i Kuvendit Kadri veseli ka thënë se nuk i jep “Pesë pare për gjykatën Speciale” Nuk më bënë përshtypje as kjo gjykata speciale” ka thënë Veseli.

Kjo fjali e veselit ka ardhë pas një debati të shkurtër me deputetin Besa Gaxherri e cila ia ka përmendur Veselit tërheqjen e taksës 100%

“Jeni njeri që nuk man në mend shumë . Ju personalisht keni dalë e keni thanë ju jeni ai që e kam kërkuar taksën 100 % e tash keni kërkuar me e hjekë atë” ka thënë Gaxherri.

Ajo ka përmendur edhe shprehjen popullore  “Vakti e Han kashtën” duke thënë se edhe Veseli është në atë moment.

Veseli e ka sfiduar Gaxherrin ti gjejë një moment ku ai ka thënë se taksa duhet të hiqet duke i kërkuar që nëse nuk e gjënë ti kërkoj falje në mbledhjen e ardhshme.