Kadri Veseli ri përmend friken nga Gjykata Speciale, nuk frigohemi

Në fjalën e tij përmbyllëse për projektligjin për dialogun kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka ri përmendur Gjykatën Speciale duke thënë se nuk i frigohen asaj ndërsa e ka përmendu si proces jo të lehtë negocimin me ish-zëdhënësin e Millosheviqit.

“Nuk ka njeri që donë me shku me fole me zëdhënësin e Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq.  Po tenton me u moderu është bo perfid ka krijua një avantazh për herë të parë mas 3 dekadave na nuk jemi për dialog po as për luftë nuk jemi” ka thënë Veseli

Ai ka thënë se populli po frigohet nga deklaratat se veriu mund të aneksohet apo edhe të bashkohet me Serbinë.

Në fjalimin e gjatë Veseli ka përmendu edhe gjykatën speciale dhe pretendimeve që dialogu po kryhet për të shpëtuar kokat e vendit nga specialja,

“Po thonë që nuk kishin munde me flejtë me pas qenë ushtarë të UÇK-së se po i njek gjykata speciale. Mos u boni more qyqarë se askujt s’ja ninë për atë punë” ka thën Veseli.

Ai ka thënë që luftëtarët që kanë luftuar nuk mërziten prej gjykatës.

“A po mendoni që dikush prej neve tutet. Mare ju koftë A. Shkoni denonconi çka të doni. Prej ditës së parë jam kanë në UÇK çdo ditë kam luftuar ku ka qenë kërkesë e kombit aty jam kanë” ka thënë Veseli

Ai e ka përfunduar fjalimin e ti duke porositur që nuk i ka kundërshtarë deputetët e opozitës por vetëm Vuçiqin të cilin ai e ka quajtur pasardhës të Millosheviqit