Malcolm Simmons

Ish gjyqtari i EULEX, i reagon ambasadorit gjerman për 'Non-Paper' letrën e marrëveshjes potenciale Kosovë - Serbi

Ish gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons ka reaguar në profilin e tij në Twitter në deklaratën e ambasadorit gjerman në Kosovë

Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rode e ka quajtur lajm të rremë se letra e publikuar gjatë ditës së sotme nga mediat, të jetë shkruar nga Gjermania dhe Franca, mirëpo nuk e ka mohuar ekzistencën e një letre të tillë.

Ambasadori gjerman ka thënë se “mund të ketë një letër, por ajo nuk është shkruar nga Gjermania dhe Franca”.

“Koment interesant: “Mund të ketë një letër …” A është ky një pranim nga ambasadori Gjerman në Kosovë se ekziston, me të vërtetë, një ‘letër’?”, ka shkruar Simmons në Twitter.

Një letër të cilën e ka siguruar KALLXO.com nga burimet e veta brenda Bashkimit Evropian, përveç idesë se krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Kosovës po i kërkohet që veriu i vendit të jetë një Rajon Autonom.

Përveç Asociacionit, Kosovës në Bruksel i kërkohet ‘Rajon Autonom i Veriut të Kosovës’ (Dokumenti i plotë)