Intervistë me Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vjen sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’.

Përballë Jeta Xharrës, Haradinaj flet për punësimet politike.

Ai komenton edhe skandalin e prokurorit Rexhep Maqedonci që e quan të poshtër raportuesen e ngacmimit seksual.

A i ka rënë pishman Haradinaj koalicionit me PDK-në?

Deri në çfarë pike mund të qëndrojë ai në mbrojtje të tarifës doganore ndaj Serbisë?

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’, transmetohet çdo të enjte në orën 20:15 në RTK dhe repriza të premten në mesditë.