Interi mposht Milanin dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Interi ka shënuar fitore të vështirë ndaj Milanit me rezultat 2-1, në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë.

Të parët që kaluan në epërsi ishin Milani me golin e Zlatan Ibrahimovicit.

Ibrahimovic ia përkeqësoi punët Milanit në minutën e 58’ pasi u ndëshkua me karton të kuq.

Romelu Lukaku e barazoi rezultatin në minutën e 71’.

Cristian Eriksen shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 90+7’.

Interi do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e ndeshjes Juventus – Spal.

Gjysmëfinalet do të luhen më 3 dhe 10 shkurt, më ndeshje vajtje – ardhje.