Inter në gjysmëfinale të Kupës së Italisë (VIDEO)

Inter ka fituar ndaj Fiorentinës  me rezultat 2-1, dhe ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Antonio Candreva i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 44’.

Fiorentina e barazoi rezultatin me Martin Caceresin në minutën e 60’.

Golin e fitores për Interin e shënoi Nicola Barella në minutën e 67’.

Në këtë ndeshje debutuan Christian Eriksen dhe Victor Moses me Interin.

Interi në gjysmëfinale do të përballet me Napolin, me sistemin vajtje ardhje.

PËR T’I PARË GOALT KLIKONI KËTU.