Inspektorët e AUV-it do jenë aktiv edhe në natën e Vitit të Ri

Agjencia e Ushqimit dhe Vetereniarisë do jetë aktive me inspektorët e saj edhe në natën e 31 dhjetorit.

Zëdhënsi i AUV-it, Lamir Thaçi u shpreh se, edhe pse jemi në festë duhet të kemi parasyh se jemi në rrezik të pandemisë COVID-19.

“Edhe pse jemi ne festa të fundëvitit, gjithmonë duhet të kemi parasysh se gjendemi në situatë të rrezikut nga pandemia COVID 19. Asnjë formë e festimit që rrezikon shëndetin publikë nuk është e tolerueshme. Inspektorët do të jenë aktivë gjatë gjithë kohës”, ka thënë Thaçi.

Nga AUV bëhet e ditur se duke u nisur nga gjendja me situatën epidemiologjike ka rritur kontrollet në javën e fundit.

Nga data 24 dhjetor, sipas tyre, janë bërë 2,287 inspektime, ku janë gjobitur 228 operatorë të biznesit.

Kurse, janë shqiptuar 12 gjobva ndaj personave fizikë.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, bazuar nga të dhënat për situatën epidemiologjike në vend, ka shtuar frekuencën e kontrolleve për mbikëqyrje të zbatimit të masave në javën e fundit. Nga data 24 deri me 30 Dhjetorë janë bërë 2287 inspektime”.

“Për shkelje të masave sipas vendimit të fundit të Qeverisë janë gjobitur 288 operatorë të biznesit prej tyre në 70 lokale për shkak të pamundësisë se krijimit të kushteve për respektim të masave. janë zbrazur klientët para orarit të përfundimit të punës, dhe poashtu janë mbyllur përkohësisht. Ndaj personave fizikë janë shqiptuar 12 gjoba”, thuhet nga AUV.