Incident në Fushë Kosovë: Votuesit pushtojnë qendrën e votimit

Në qendrën e votimit në shkollën “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë është krijuar një situatë e tensionuar pasi që votuesit që prisnin të votonin me kusht kanë hyrë me forcë në klasën e ndarë për ta.


KALLXO.com raportoi se në korridoret e kësaj shkolle qytetarët po prisnin me orë për të votuar me kusht.

Si rezultat i gjendjes së krijuar është kërkuar ndërhyrja e Policisë për ruajtjen e rendit dhe qetësisë, e cila megjithatë nuk ka ardhur.

Sipas vëzhguesit të KALLXO.com, komisionerët kanë kundërshtuar, duke thënë se nuk dëshirojnë të shkojnë në burg.