Ilir Abdullahu UD Kryeshef i Ujësjellësit “Prishtina”

Lajmi u bë i ditur nga një njoftim i Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”

“Me vendim të Bordit të Drejtorëve të KUR ”Prishtina” sh.a., z. Ilir Abdullahu do të ushtrojë detyrën e UD të kryeshefit ekzekutiv të kompanisë deri në zgjedhjen e kryeshefit të ri të këtij institucioni, i cili do të bëhet me konkurs të rregullt sipas ligjeve në fuqi,” thuhet në njoftimin e Ujësjellësit.

Sipas njoftimit, bordi emëroi Sokol Durakun ushtrues detyre të zyrtarit kryesor financiar të KUR “Prishtina”.

Kryeshef ekzekutiv në kompaninë që kujdeset për ujë të pijshëm për komunat e Rajonit të Prishtinës ishte Gjelosh Vataj, ndërsa zyrtar kryesor financiar ishte Selatin Retkoceri.

Vataj e Retkoceri u shkarkuan nga këto pozita më 8 mars.

http://kallxo.com/shkarkohen-gjelosh-vataj-e-selatin-retkoceri/

Emisioni Jeta në Kosovë transmetoi hulumtimin rreth dyshimeve për keqpërdorime në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” më 11 shkurt 2016.

Lufta për Ujë

Pastaj ndaj punëtorëve që folën në këtë emision menaxhmenti i ujësjellësit shqiptoi masa disiplinore.

http://kallxo.com/pas-emisionit-lufta-per-uje-fillojne-hakmarrjet/

[interaction id=”56e2dd90251215382ec1d661″]